Ruptura e ligamentit skafolunat, trajtimi kirurgjikal mbetet i vështirë dhe mjaft i diskutueshëm persa i perket teknikave te ndryshme kirurgjikale dhe rezultateve te trajtimit qe shoqerojne cdo teknike.
Teknika e rikonstruksionit te ligamentit skafolunat me perforcim te graftit tendinoz me ligament InternalBrace dhe Ankora 3.5 mm DX SwiveLock® SL eshte teknike e rekomanduar ne paqëndrueshmërite dinamike dhe statike të rupturave te ligamentit skafolunat.
Kjo teknike ka indikacionet e veta dhe eshte sot nder me te preferuarat ne trajtimin e kesaj problematike komplekse.
- Ruptura e ligamentit skafolunat me kalimin e kohes mund te kompromentoje mekaniken e artikulacionit radiokarpal duke cuar ne demtime degjenerative te kartilagos artikulare.
- Qëllimi i ketij rikonstruksioni është të riparojë pjesën e rupturuar dorsale të ligamentit skafolunat, te frenoje demtimet degjenerative te kartilagos, te krijoje stabilitet ne levizjet e artikulacionit skafolunat dhe ato te artikulacionit radiokarpal.
Patologjia përfaqëson një spektër te gjere dëmtimi që shkon nga një distorsion i pjesshem i ligamentit skafolunat deri ne rupure te plote te tij qe kerkon trajtim kirurgjikal.
Trajtimi kirurgjikal i ruptures se ligamentit skafolunat i drejtpërdrejtë është shpesh i pamundur, duke bere te domosdoshme perdorimin e teknikave alternative te rikonstruksionit.
Rindërtimi me teknikën 3.5 mm DX SwiveLock® SL arrihet duke përdorur një konstrukt të fortë ankorimi që përfshin një kombinim të një rikonstruksioni biologjik të tendinit në tunele kockore me qepje statike dhe përforcim të rikonstruksionit me shtese të ligamentit InternalBrace.
Anesia e operuar imobilizohet me orteze ne artikulacionin radiokarpal ose gips spica për 6-8 javë dhe me pas fillojne procedurat e fizioterapise.