Kirurg Ortoped & Traumatolog.
I specializuar në qendra të njohura ndërkombëtare në Paris (Francë), Shanghai (Kinë), Ahmedabad (Indi), Greqi, etj., si dhe i certifikuar ndërkombëtarisht në menaxhimin e traumave (ATLS). Me qindra ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme dhe një përkushtim të vazhdueshëm ndaj pacientëve, i konsideruar si një ndër emrat më të besuar në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.
Ekspertiza e tij përfshin:
Kirurgji të dorës dhe anësisë së sipërme
Artroskopi dhe protezim të supit
Kirurgji të anomalive kongjenitale të anësisë së sipërme dhe të poshtme
Kirurgji të sekelave të paralizës obstetrikale të pleksit brakial
Kirurgji të nervave periferikë
Protezim të artikulacionit koksofemoral dhe të artikulacionit të gjurit
Artroskopi të gjurit dhe rikonstruksion të ligamentit kruciat anterior (ACL)
Kirurgji të këmbës dhe anësisë së poshtme
Me një qasje moderne, të bazuar në standarde bashkëkohore mjekësore dhe rezultate të provuara klinikisht, Dr. Arian Çelaj ofron trajtim të sigurt, profesional dhe të personalizuar për çdo pacient.
