Komente
“Gjithmonë i kam trajtuar pacientët e mi ashtu sic do të doja që një mjek të më trajtonte mua apo familjarët e mi: me dhëmshuri, profesionalizëm dhe përkushtim.
Fakti që pacientët të kërkojnë ndihmë, të besojnë në momentet e tyre më delikate për shëndetin dhe jetën, është përgjegjësi e madhe . Unë ju jam mirënjohës për këtë.
Dr. Arian Celaj
Kirurg Ortoped Traumatolog
I nderuar dhe i respektuar doktor Arian Celaj.
Me kete leter doja te ju falenderoja ne emer tem dhe te familjes time. Ne rralle te pare faleminderit qe me shpetuat jeten, qe me keni qendruar afer para gjate dhe pas operimeve jo pak te lehta; qe me keni dhane kurajo dhe mbeshtetje mua dhe sidomos familjes time. Puna juaj e shkelqyer ka mahnitur poashtu edhe doktorat Italian, per kete aresye falenderoj cdo dite Zotin dhe juve.
Doktor Ariani ju falenderoj pa mase per duar e arta dhe shpirtin bujar.
Ju ma bete me te lehte semundjen, ju jam shume mirenjohes.
Profesioni i mjekut është human dhe i shenjtë. Dhashtë zoti që edhe fëmijet tjerë që kan qfardo lloj sëmundjesh apo siptoma që kan nevoj për diagnostifikim të trajtohen nga këta mjekë të rrespektuar, dhe mjek të tjerë që me përkushtim punojn në profesionin e tyre. Faleminderit doktorë të nderuar që u kujdeset dhe bëtë të mundur që të ju kthehet buzqeshja asaj dhe gjithë familjes.
Dera e Spitalit Amerikan është e hapur për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti dhe çdo shërbim Falas!
Luljeta Tabaku tanimë është mirë, operuar një ditë më parë në Spitalin Amerikan 1, nga një dëmtim i rëndë në dorë shkaktuar nga tërmeti.
Dr. Arian Çelaj, Kirurg Ortoped-Traumatolog, Kirurg dore dhe Anesi e sipërme dhe Prof. Dr. Ridvan Alimehmeti, Neurokirurg, Kirurk i nervave periferike; tregojnë se gjithçka shkoi mirë për Luljetën.
Spitali Amerikan i uron një shërim sa më të shpejtë!
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Dr.Arian Celaj Ju pergezojm juve dhe ekipin per sukseset e radhes.Profesionistet entuziast si ju e kolege tjere nuk i ndale askush ne realizimin e synimeve te sinqerta e te mira.Pershendetje per ju ekipin tuaj edhe shoqerine e madhe te profesionit mjekesor dhe me gjere qytetaret te cilet kane vemendjen dhe shpresojn suksese te profesionistet e mjekesise...
Dr. Ariani eshte njeri mbi te gjitha. Ai meriton cdo gje.... Uroj te gjeje force, perkrahje dhe mbeshtetje ne arritjet dhe synimet e tij. BEKUAER QOFSH dhe ZOTI te ndimofte o Miku im.
Te uroj shum suksese ne pune, te pershnes per keshillat qe me sugjerove para 7 vitesh per broblemin tim, mirnjohje pa Fund nga ana ime, pac miresi ne familje e profesion.
Suksese te lumshin duart Dr Arjani qe ju kthen pacienteve aftesine per pune.
Doctor me Duar te arta .I jam mirnjohese pa mas.Je nje doktor me zemer te art e duar flori.Suksese dhe respekt pa fund
Profesionist ekselent, me mendje e duar te arta, por dhe njeri i mrekullueshem. Eshte fat te kesh mjeke te tille.
Suksese te metejshme.Je me duar te arta dhe zemer te madhe.Respekte.
Respekte per ju doktor Arjani.Doktor me zemer te madhe dhe duar te arta.
Komplimente Dr.Ariani.
Mjek i arrirre ne gjitha drejtimet.
Suksese me tej!
Before saying that you are an extraordinary doctor, I want to tell you that you are an extraordinary human being.
Thanks Doctor.
Dy superheronjtë e vajzës sime fabjonës zoti ju rujtë mirënjohje te pafundme dhe🤲 të thellë për ju dy! Shumë respekte 🤲
Gjithmone i suksesshem,kerkues ndaj vehtes dhe gjithmone do te ece perpara drejt majave me te larta te mjekesise moderne.
Gezuar Vitin e Ri Doktor Ariani!
Qofte ky vit sa me i mbare per ty dhe familjen tende.
Dashuria, lumturia dhe harmonia qofshin pjese e rrugetimit tuaj!
Faleminderit shume nga thedhesia e shpirtit e zemres qe fale jush po festoj nje tjeter Vit!
Jeni heronj te vertete!
Zoti ju bekofte!
Jam Fabjona!
Të uroj me shpirt paç vetëm të mira gjithë jetën,të falënderoj shumë për gjithçka që ke bërë.
Përveçse një mjek i talentuar por je dhe shumë human, respekte për Ju doktor Arian Celaj
Një pritje njërëzore nga ana e mjekut , sqarim edhe në detaje,pastaj profesionale, kam ngelur shumë shumë e kënaqur,edhe personeli shumë i sjellshëm.